Kremlini: Embargoja ndaj naftës ruse do të ishte një goditje e madhe për Europën

“Embargoja ndaj naftës ruse do të ishte një goditje shumë e rëndë për Europën, po nuk do të ndikonte tek Shtetet e Bashkuara,” sipas një deklaratë të Kremlinit, shkruan The Guardian

Ky reagim vjen si përgjigje ndaj propozimeve të disa ministrave të jashtëm të Bashkimit Europian për vendosjen e embargos si pjesë e sanksioneve kundër Rusisë.

“Progresi në bisedimet e paqes me Ukrainën nuk po ecën aq shpejt sa ne presnim, dhe nevojitet më shumë përparim midis presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelenskyy.

Pretendimet se Rusia nuk po i lejon qytetarët ukrainas të evakuohen përmes korridoreve humanitare janë të gjitha “gënjeshtra,” përfundoi Kremlini.

/abcnews.al/

Read Previous

Besa Llugiqi shkëlqen në skenën e Operës Baltike në Gdansk të Polonisë

Read Next

Kina ofron 1.57 milionë dollarë ndihmë për Ukrainën