Krasniqi takon përfaqësuesit e QUINT-it dhe BE-së, flasin për kryetarët veriorë

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka njoftuar se ka zhvilluar takim me përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it dhe ata të Bashkimit Evropian.

Temë e takimit të tyre ka qenë situata e katër komunave veriore dhe kryetarët e tyre.

“Diskutuam për zhvillimet e fundit në vend dhe iniciativat e grupeve nismëtare në komunat e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit”, ka shkruar Krasniqi.

“Ne mbesim të përkushtuar që të ndërmarrim të gjitha veprimet dhe vendimet e nevojshme që vullneti i qytetarëve të realizohet bazuar në udhëzimin administrativ”.

/klankosova/

Read Previous

Zbulohen prapaskenkat, ja pse dështoi transferimi i Mitajt te Dinamo Zagreb

Read Next

Temperatura deri në minus 15 gradë, Ukraina pa energji elektrike për shkak të motit ekstrem