Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka takuar ambasadorin e Japonisë, Ogasawara Mitsunori me të cilin ka diskuruar për zhvillimet politike në vend dhe për mundësitë e thellimit të bashkepunimit mes dy popujve dhe shteteve tona.
“Pjesa e krenarisë së përbashkët në diskutim lidhej me suksesin e xhudistëve tanë në garat ndërkombëtare, veçanërisht medaljet e arta të xhudisteve tona në Tokyo, në sportin tradicional të Japonisë. Japonia ka dhënë shumë për shtetndërtimin dhe mirëqenien e qytetarëve të Kosovës, dhe ne jemi shumë mirënjohës për këtë. Miqësia e Japonisë është vlerë e madhe e shtetit tonë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook pas këtij takimi.