Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se e numërimi i votave të kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës nga zgjedhjet parlamentare të kësaj fundjave, do të fillojë sot më 11 shkurt në ora 16:00.
Numërimi fillimisht do të bëhet për votat e katër komunave.
Në lidhje me këtë, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka dhënë detaje përmes një postimi në Facebook.
“Sot në orën 16:00, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve planifikon të fillojë numërimin në Qendrat Komuale të Numërimit në komunat: Prishtinë, Obiliq, Lipjan dhe Partesh. Procesi i numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit do të fillojë pasi të bëhen të gjitha përgatitjet e duhura teknike dhe administrative. Në QKN “1 Tetori” në Prishtinë, në orën 16:00 do të mbajë konferencë për media”, ka shkruar ai. /GazetaSinjali/