KQZ shqyrton sot vendimet për proces zgjedhor në veri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mbajë mbledhje. Pjesë e rendit të ditës është edhe shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për shkurtimin e afateve të rregullta zgjedhore.

Përkatësisht ky shqyrtim ndërlidhet me votimim për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, që do të mbahet me datën 21 prill 2024.

Tutje KQZ ka bërë të ditur se do të shqyrtojë edhe miratimin e platit të aktiviteteve për procesin e votimit, planin e informimit publik, kalendarin e vëzhgimit të zgjedhjeve dhe raportin e plotësuar të verifikimit të nënshkrimeve të peticionit./KP/

Read Previous

​Programi “Sport në shkolla” zgjon interesim të madh të të rinjve për sport

Read Next

“R.I.P Higjiena”: Studentët bojkotojnë mësimin, shkak papastërtia pasi stafi teknik i UP-së gjendet në grevë