Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar numërimin e votave në Komunën e Gjakovës.
Kandidati për kryetar të Komunës së Gjakovës nga AAK, Ardian Gjini prinë me 46 për qind apo 18 mijë e 382 vota. Pas tij, Mimoza Kusari-Lila e LVV’së me 37,08 për qind me 14 mijë e 819 vota.
Pastaj renditja vijon me Ferdinand Kolaj nga PSHDK me 6.64 për qind apo 2 mijë e 652 vota, Teki Shala nga LDK me 5.60 për qind apo 2 mijë e 237 vota, Arbënesha Kuqi nga PDK me 3.39 për qind apo 1 mijë e 353 vota dhe Fazli Hoxha nga NISMA me 1.59 për qind apo 517 vota.