KQZ për fshirjen e ngjyrës: Kemi masa tjera të sigurisë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se procesi i zgjedhjeve në Kosovë është duke shkuar mirë, pa ndonjë problem që do të mund ta cenonte mbarëvajtjen e tij.

Zëdhënësi Valmir Elezi foli për shqetësimet e ngritura nga disa media, se ngjyra që i vihet në gisht qytetarit pas votimit, fshihet shpejt.

Ai tha se kjo nuk është e vetmja masë e sigurisë që aplikon KQZ-ja.

“Të gjithë personat që votojnë, pasi që identifikohen me një dokument zyrtar të Republikës së Kosovës, nënshkruajnë në hapësirën tek emri i tyre, pasi votojnë. Ky nënshkrim ia pamundëson një votuesi të votojë sërish”, tha Elezi. /GazetaSinjali/

Read Previous

Fotografoi votën, dërgohet në stacion policor një person në Zveçan

Read Next

KQZ: Rezultatet preliminare të zgjedhjeve të sotme do të dihen “shumë shpejt”