KQZ: Numërimi i votave të subjekteve politike ka përfunduar me 9 shkurt

Credit: Shutterstock

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka sqaruar pse nuk janë publikuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve të 9 shkurtit edhe për 21 vendvotime.

Ai ka thënë se numërimi i votave të subjekteve politike ka përfunduar të dielen me 9 shkurt.

“Ju njoftoj se arsyeja pse ende nuk janë publikuar rezultatet preliminare për subjektet politike nga 21 vendvotime apo 0.83% e tyre është se pas numërimit të votave të subjekteve politike, materiali zgjedhor, përfshirë edhe formularët e rezultateve, janë vendosur brenda kutive të votimit dhe jo mbi to, siç e parashihet me procedurë. Andaj, të dhënat nga këto vendvotime nuk mund të përditësohen tani, pasi hapja e kutive të votimit nuk mund të bëhet në këtë fazë, por vetëm kur të fillojë procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë. Sipas përditësimit të fundit, në platformën elektronike të rezultateve, janë ngarkuar të dhënat nga 2,512 (99.17%) vendvotime nga gjithsej 2,533. Numërimi i votave të subjekteve politike ka përfunduar më 9 shkurt 2025”, sqaroi ai. /RTKlive/

Read Previous

Transparency International: Korrupsioni po përkeqësohet në të gjithë BE-në

Read Next

Mbi 84 mijë vota nga diaspora