KQZ miraton specifikat e fletëvotimeve për Zgjedhjet e vitit 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar specifikat e fletëvotimeve dhe listave votuese për Zgjedhjet e vitit 2025 si dhe miratoi listën e Qendrave Komunale të Numërimit.

Ndërkohë, më mbledhje u bë e ditur se po vazhdon periudha e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës, e cila do të përfundojë më 26 dhjetor.

Deri më tani janë pranuar 2,559 kërkesa për regjistrim, prej të cilave janë aprovuar 2,310, ndërsa 249 të tjera janë refuzuar.

Po ashtu po vazhdon periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës. /RTKlive

Read Previous

Dinamika e punimeve për rivitalizimin e “Eshtnores”

Read Next

Moti sot, me diell dhe vranësira të pakta