KQZ mblidhet sot

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot një mbledhje të radhës, ku në fokus të diskutimeve janë dy vendime për subjektet politike në vend, rekomandimi për pezullimin e një partie dhe regjistrimin e një tjetre.

Mbledhja është paralajmëruar të nisë në orën 13:30, ku fillimisht anëtarët e KQZ-së do të shqyrtojnë dhe miratojnë procesverbalin e mbledhjes së kaluar, shkruan Gazeta Sinjali.

Pas kësaj pike procedurale, KQZ do të kalojë në shqyrtimin e kërkesës për regjistrimin e partisë politike “Kosovski Savez”.

Ndërkohë, pjesa më delikate e mbledhjes pritet të jetë shqyrtimi i rekomandimit për pezullimin e partisë politike “Kosova Adalet Turk Partisi”.

Deri në këto momente, nuk janë bërë publike arsyet që kanë çuar në këtë propozim për pezullim.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Më 11 maj zgjedhjet në Shqipëri, në garë 2.046 kandidatë për 140 vende në Parlament

Read Next

Raketa, dronë e autoblinda – Gjermania i dërgon Ukrainës paketë të re mbrojtjeje