KQZ-ja sot shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), do të mblidhet sot në ora 11:00 për të shpallur rezultatet përfundimtare të rundit të dytë të zgjedhjeve lokale.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media.

“Ju njoftoj se sot (e shtunë, 20 nëntor, ora 11:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpallë rezultatet përfundimtare të raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave”, thuhet në njoftim.

Në zgjedhjet e 14 nëntorit në rundin e dytë janë përballur 42 kandidatë, pasi që në 21 komuna është zhvilluar balotazhi. /Reporteri.net

Read Previous

​Mbi 754 mijë qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë anti Covid-19

Read Next

Mbi 1 mijë e 300 migrantë kanë hyrë sivjet në Kosovë