KQZ e Kosovës po vëzhgon procesin zgjedhor në Shqipëri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës (KQZ-Kosovë) po qëndron në Shqipëri për të vëzhguar procesin e zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.

Sot, në ditën e zgjedhjeve, anëtarë dhe zyrtarë të KQZ-së po qëndrojnë në qendra votimi në zona të ndryshme zgjedhore për të përcjellur nga afër organizimin e këtij procesi zgjedhor. 

Gjatë këtij vëzhgimi, vëmendje më e madhe do t’i kushtohet votimit të pjesshëm elektronik në disa qendra votimi dhe numërimit të votave që zhvillohet në Komisionet e Zonave të Administrimit Zgjedhor.

Para ditës së zgjedhjeve, zyrtarët e KQZ-së u njoftuan edhe për aspekte tjera të procesit zgjedhor, siç është organizimi për herë të parë i votimit jashtë vendit për shtetasit e Republikës së Shqipërisë./rtklive

Read Previous

Macroni: Së pari armëpushim pastaj bisedime Rusi-Ukrainë

Read Next

Erdogani i thotë Macronit se Turqia është gati të presë negociatat Rusi-Ukrainë