KPM lanson projektin për të dhënat e mbi 250 media audiovizuele

Komisioni i Pavarur i Mediave në Kosovë sot ka lansuar projektin “Baza e të dhënave e mediave audiovizuele të Kosovës”.

Kryetari i KPM-së, Jeton Mehmeti tha se së kjo platformë e re është arritur dhe është realizuar në bashkëpunim me OSBE-në.

Ai tha se harta digjitale e mediave audiovizuele në Kosovë ka për objektiv rritjen e transparencës së të licencuarve. Sipas tij, përmes kësaj data baze do t’i ofrohet publikut mundësia më e lehtë të qasjes për të marrë informata bazike për të licencuarit të KPM-së.

Linku i platformës: https://regjistri.kpm-ks.org/

Read Previous

Haxhiu kërkon përkrahje më të madhe të grave

Read Next

Regjistrimi i popullsisë, 10 mijë euro shpërblim kush e qëllon numrin e saktë