Kouchneri të martën në Kosovë

Ish-përfaqësuesi i Lartë i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, Bernard Kouchner, do ta vizitojë Kosovën të martën dhe të mërkurën, ka njoftuar Ambasada e Francës.

Kouchner do të pritet nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti. Atij do t’i dorëzohet “Çelësi i Qytetit” nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ndërsa do të zbulohet edhe një pllakë e një rruge të emërtuar me emrin e tij. 

Më 12 qershor Kouchner do t’i drejtohet Kuvendit të Kosovës në një seancë solemne. 
Siç ka bërë të ditur Ambasada e Francës në Kosovë, Kouchner do ta vizitojë edhe Graçanicën gjatë vizitës së tij në Kosovë. 

Kouchner ishte Përfaqësues i Lartë i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë nga viti 1999 deri në vitin 2001 dhe ish-ministër i Punëve të Jashtme të Francës, do të vizitojë Kosovën më 11 dhe 12 qershor 2024./Koha.net

Read Previous

Nënkoloneli britanik: Forca e Kosovës, në rrugë për anëtarësim eventual në NATO

Read Next

“La Gazzetta dello Sport”: Shqipëria e rrezikshme