Kostoja e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore në botë arrin në 120 miliardë dollarë në 6 muaj

Dëmet nga fatkeqësitë natyrore në gjysmën e parë të këtij viti arritën në rreth 120 miliardë dollarë. Fatkeqësia natyrore që shkaktoi më shumë dëme ishte tërmeti që goditi Turqinë dhe Sirinë.

Humbjet ekonomike vlerësohen në 34 miliardë dollarë, sipas një vlerësimi paraprak të Bankës Botërore.

Megjithatë, stuhitë dhe fenomenet e tjera të motit duke përfshirë breshrin, shirat e dendur, erërat dhe ndryshimet e papritura të temperaturës, ishin fenomenet që shkaktuan dëme kolosale.

Këto ngjarje përbënin gati 70% të dëmeve, me faturën e kompanive të sigurimeve që arrin në 35 miliardë dollarë. /abcnews.al

Read Previous

11 vjet burgim dhe 4,000 euro gjobë ndaj një personi në Gjakovë për grabitje në një bastore

Read Next

Osmani: Nuk ka maja që vajzat e Kosovës nuk mund t’i arrijnë