Kosovë, 589 pacientë po trajtohen në klinikat covid

Në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme ka vazhduar të ulet numri i rasteve të spitalizuara me Sars-Cov-2.

Sipas raportit të ShSKUK-së, numri i përgjithshëm i pacientëve që janë në trajtim është 589, ku prej tyre, 471 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 37 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 451 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.

“Në QKUK janë të shtrirë 242 pacientë.
11 prej tyre në gjendje të rënduar,
176 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë,
193 me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave,
Klinika Infektive, 91 pacientë,
Klinika Infektive II ( mjekësia sportive),45 pacientë,
Klinika Infektive III ( Interno), 7 pacientë,
Klinika e Pulmologjisë, 81 pacientë.
Mjekimi Intensiv -COVID, 10 pacientë + 2 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive,
Klinika e Pediatrisë, 7 pacientë,
Klinika e Gjinekologjisë, 1 paciente.
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 347 pacientë, 26 prej tyre në gjendje të rënduar, 295 të konfirmuar pozitivë, 258 me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme,
Spitali i Prizrenit, 54 pacientë,
Spitali i Gjakovës, 60 pacientë,
Spitali i Pejës, 87 pacientë,
Spitali i Gjilanit, 51 pacientë,
Spitali i Ferizajt, 444 pacientë,
Spitali i Mitrovicës, 41 pacientë,
Spitali i Vushtrrisë, 10 pacientë”, thuhet në njoftim.

Read Previous

Avokati i Popullit raporton në Komision për përzgjedhjen e 5 zëvendësve të tij

Read Next

LDK thërret konferencë për media