Kosovarët ia mësyjnë Shqipërisë pas vendimit për mbyllje

Masat e vëna nga qeveria Kurti  kanë bërë që kosovarët sot t’ia mësyjnë me të madhe Shqipërisë.

Nga pika kufitare e Vërmicë shihen kolona të gjata automjetesh që tanimë kanë marrë rrugën për në Shqipëri për ta kaluar fundjavën.

Kjo për shkakun se Kosova aktualisht gjendet nën masa të rrepta anti-COVID19, që përfshijnë mbylljen totale të gastronomisë, përveç me Take Away si dhe  orën policore.

Kësisoj, kosovarët kanë zgjedhur që ditët e fundjavës t’i kalojnë në Shqipëri, pasi që sot në Kosovë edhe ashtu në sektorin publik është ditë pushimi.

Pritjet, në këtë pikë kufitare shkojnë deri në gjysmë ore./Ekonomiaonline

.

Read Previous

Vdes 24-vjeçarja nga COVID-19 disa ditë pasi lindi foshnjën

Read Next

Pikëpyetjet mbi autorësinë e pikturës që u shit si vepër e Da Vincit