Kosova U19 fiton miqësoren e dytë me Shqipërinë

Përfaqësuesja U19 e Kosovës në futboll e ka zhvilluar të shtunën paradite miqësoren e dytë ndaj Shqipërisë U19.

Në Rogozhinë, Kosova U19 fitoi me rezultatin 5:2.

Miqësoren e parë, të zhvilluar para dy ditësh, Shqipëria U19 e kishte fituar me rezultatin 2:0.

Këto miqësore i shërbejnë si Kosovës ashtu edhe Shqipërisë për testimin e gjeneratës së re dhe po ashtu si përgatitje për ndeshjet e ardhshme kualifikuese./Koha.net

Read Previous

Tensionohet situata në kufirin Poloni-Bjellorusi

Read Next

​Bie me të madhe interesimi për lexim, autorët: Teknologjia konkurrenti më i fuqishëm i librit