Kryetari i BDI-së në Maqedoni të Veriut, Ali Ahmeti, ka takuar zëvendësndihmës sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar.
Ahmeti ka treguar se ndryshimet kushtetuese në shtetin e Maqedonisë dhe zhvillimet në Kosovë ishin temat kryesore që këta dy të fundit kishin diskutuar gjatë takimit.
“Kosova ishte shqetësim i përbashkët i joni, me ç’rast të dy vlerësuam që Marrëveshja e Ohrit midis Kosovës dhe Serbisë është historike dhe duhet të zbatohet pa asnjë vonesë”, ka shkruar Ahmeti.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë miku më i vyer dhe i çmuar jo vetëm i Kosovës, por edhe të gjithë shqiptarëve dhe tërë rajonit, por shqiptarët në veçanti janë mirënjohës për rolin dhe kontributin amerikan për liri, paqe dhe demokraci dhe ky vlerësim i të gjithë neve nuk lëkundët dot”.
Ahmeti ka thënë se Escobar i ka dhënë mbështetje integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut duke u miratuar ndryshimet kushtetuese.
/klankosova/