“Kosova të përmirësojë statutin politik, ligjor dhe social të pakicës kroate” – Osmani takon kryeparlamentarin kroat

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj zyrtare në Kroaci pos presidentit, Zoran Milanoviç, ka takuar edhe kryetarin e Kuvendit, Gordan Jandrokoviç, njoftojnë mediat kroate.

“Kroacia vazhdimisht avokon për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe rajonale dhe u bën thirrje atyre vendeve që ende nuk e kanë njohur ndërkombëtarisht ta bëjnë këtë”, ka thënë Jandrokoviç, shkruan mediumi kroat Index.hr.

Krahas avokimit të vazhdueshëm, Jandrokoviç, ka bërë të ditur se Kroacia mbështet rrugën evropiane të Kosovës dhe në këtë kontekst vazhdon të ofrojë “mbështetje profesionale, teknike dhe politike”.

Siç njofton ky medium Osmani e Jandrokoviç, kanë konfirmuar lidhjen tradicionalisht të forta midis Kosovës dhe Kroacisë ndërsa ky i fundit i ka bërë thirrje Osmanit për një angazhim më të fortë të institucioneve Kosovës në mbrojtjen e pakicës së vogël kroate në Kosovë dhe për hapa konkretë institucionalë kur është fjala për përmirësimin e statusit të tyre politik, ligjor dhe social

Ndryshe në vizitën e tij të fundit në Kosovë, ministri i Punëve të Jashtme të Kroacisë, Goran Grliç Radman, kishte kërkuar nga institucionet kosovare që pakica kroate në Kosovë të njihet si pakicë në Kushtetutën e Kosovës.

Sipas tij në këtë kontekst ishte është shumë e rëndësishme që komuniteti kroat në Kosovë të gëzojë të gjitha drejtat që i gëzon komuniteti shqiptar në Kroaci, përfshirë sigurinë personale, mbrojtjen e pronës dhe përmirësimin e infrastrukturës.

“Kujdesi për kroatët në Kosovë është pjesë përbërëse e politikës së brendshme dhe të jashtme të Kroacisë. Në këtë drejtim, dëshiroj të theksoj se me institucionet dhe autoritetet e Kosovës ka një dialog të rregullt për problemet dhe pozitën e minoritetit kroat në Kosovë dhe në çdo takim e theksojmë këtë”, kishte thënë ai.

/albanianpost/

Read Previous

Rrahmani: Do ta lë shpirtin në fushë për fanellën e Kosovës

Read Next

Ende asnjë zgjidhje për lagjen Gjekaj, Ministri Aliu: Kërkesat e banorëve për qasje në pronat e tyre merren parasysh