Kosova synon sot befasinë kundër Ukrainës në futsall

Sonte me fillim nga ora 17:00, Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë do të jetë nikoqir i ndeshjes tejet interesante mes Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Ukrainës.

Kjo është përballja e tretë e Kosovës në kuadër të fazës kualifikuese “Main Round” të Kampionatit Botëror 2024 në futsall, raporton KosovaPress.

Përzgjedhësi i “Dardanëve”, Arben Simitçiu ka punuar së fundmi në aspektin tekniko-taktik me skuadrën, në mënyrë që të evitojë gabimet e shfaqura në ndeshjen e parë kundër ukrainasve.

“Realisht pres fitore dhe do të bëjmë çmos për t’ia arritur qëllimit”, tha Simitçiu dje para përballjes me Ukrainën.

Kosova e nisi rrugëtimin në këto kualifikime pikërisht me ndeshje kundër Ukrainës, nga e cila ishte mposhtur me rezultat 3:1.

Pas ndeshjes me Ukrainën, Kosova zhvilloi edhe ndeshjen me kundërshtarin tjetër të grupit, Holandën, ku edhe nga kjo pësoi humbje me rezultat të ngushtë 2:1.

Momentalisht, Kosova zë vendin e tretë apo të fundit në Grupin 11 të fazës së dytë të këtyre kualifikimeve me asnjë pikë të arkëtuar, krahas Ukrainës që ka gjashtë pikë nga dy ndeshje në vendin e parë.

17:00 Kosova – Ukraina (Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë)

Read Previous

Guardiola godet ashpër FIFA-n për Kupën e Botës

Read Next

Kosova dhe Polonia zyrtarizojnë vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve