Kosova synon anëtarësimin në Komisionin ndërkombëtar për personat e zhdukur

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione ka miratuar më shumicë votash të enjten Projektligjin për aderim në marrëveshjen për statusin e Komisionit Ndërkombëtar për të Zhdukur.

Me këtë hap, tani ky projektligj i dërgohet kuvendit për miratim.

Në komision është thënë se ky projektligj që kërkon mbi 80 vota për të kaluar, do ta marrë edhe mbështetjen shumicë të ligjvënësve.

Qeveria e Kosovës ditë më parë ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për statusin dhe funksionet e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur.

Kjo marrëveshje do të mundësojë nisjen e procedurave për anëtarësimin e Kosovës në Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP), me seli në Hagë.

/Telegrafi/

Read Previous

Ukraina po bëhet vendi më i armatosur në Evropë, paralajmëron Kissinger

Read Next

Raporti i ri i SHBA-së nxjerr në dritë prova të reja mbi origjinën e Covid-19