Basketbollistët e Kosovës sot kanë një ndeshje shumë të rëndësishme në kuadër të parakualifikimeve për Kampionatin Botëror në basketboll që do të mbahen në vitin 2027.
Dardanët e Kosovës do t’i presin në Prishtinë mysafirët nga Azerbejxhani.
Kjo sfidë zhvillohet me fillim nga ora 19:30 në “Pallatin e Rinisë dhe Sportit”.
“Basketbollistët e Kosovës si kurrë më shumë kanë nevojë për përkrahjen e tifozëve, që gjithmonë i kanë mbështetur në momentet vendimtare”, thuhet në njoftimin e Federatës së Basketbollit të Kosovës.
FBK shkruan tutje se në rast të fitores shtohen gjasat për vendin e dytë në Grupin A dhe kualifikimin në fazën e ardhshme.