Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ofrimin e mbrojtjes së përkohshme dhe të menjëhershme për 20 gazetarët ukrainas që pritet të vinë në Kosovë.
Këtë propozim e bëri ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i cili tha se mbrojta do të ofrohet edhe për familjaret e tyre.
“Më lejoni të propozoj para jush propozimin për mbrojtjen e përkohshme dhe të menjëhershme për 20 gazetarë dhe familjarët e tyre. Pamjet që po shohim sot, jo shumë kohë më parë i kemi përjetuar vet, dhe mbrojtja sot është solidarizim. Kjo përpjekje është detyrim moral i vendit tonë”, tha ai.
Qeveria e Kosovës ditë më parë ka marrë vendim për strehimin e 20 gazetarëve ukrainas në Kosovë.
Qeveria po ashtu ka ndarë një shumë prej 150.000 eurove do të përdoret për mbulimin e shpenzimeve mujore si ato të qirasë së zyrave ku ata do të ushtrojnë aktivitetin e tyre profesional, akomodimit ku do të qëndrojnë, shpenzime tjera mujore dhe shpenzimeve të transportit dhe zhvendosjes, për një periudhë deri gjashtë mujore.
/Kallxo.com/