Kosova pritet të përfitoj mbi 60 milionë euro nga programi IPA 2022

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit ka njoftuar se vendi pritet të përfitoj mbi 60 milionë euro nga programi IPA 2022, që jepet nga Bashkimi Evropian.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi në arsyetimin e këtij programi tha se do të përkrahen disa projekte.

“Kosova në marrëveshjen IPA 2022 do të përfitoj 62.5 milionë euro. Ky program do të përkrah profesionet e lira, instrumentet për afrimin me BE-në, përkrahje për mjedisin dhe energjinë e gjelbër, ekonomia qarkore dhe integrimi i përgjithshëm socio-ekonomik”, tregoi Bislimi.

Po ashtu, në këtë mbledhje është miratuar vendimi që autorizon presidenten Vjosa Osmani që ta nënshkruaj këtë marrëveshje.

/Telegrafi/

Read Previous

Qeveria ndan 1 milion e 608 mijë euro për 14 projekte kapitale të MZhR-së

Read Next

Qeveria miraton themelimin e strukturave për hartimin e strategjisë kundër korrupsionit