Kosova pjesë e Hartës Gjeologjike Evropiane, Rizvanolli: Me kufij të plotë e pa fusnotë

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka bërë të ditur se Kosova është pjesë e Hartës Gjeologjike Evropiane.

Rizvanolli në një postim në Facebook njofton se Kosova tashmë është paraqitur në hartë me kufij të plotë e pa fusnotë.

“Pas një angazhimi intensiv nga Shërbimi Gjeologjik i Kosovës, Kosova tash është paraqitur në hartë me kufij të plotë e pa fusnotë, si dhe trajtohet njëjtë si të 37 vendet Evropiane pjesë të Shërbimit Gjeologjik Evropian”, shkruan ajo. /Telegrafi/

Read Previous

Fillon ‘Play-Off’-i në Superligën e Kosovës, zhvillohen dy ndeshje çerekfinale

Read Next

Zulfaj: Në letrën dërguar Këshillit të Evropës jemi zotuar për zbatim të plotë të marrëveshjes së Brukselit