Kosova përparon në Indeksin e Korrupsionit

Kosova ka shënuar përmirësim në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit, duke u renditur në vendin e 73-të në ranglistën botërore. Ndërsa në mesin e shteteve të Ballkanit Perëndimor, ajo është pozicionuar pas Malit të Zi, duke lënë pas Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën.

Mali i Zi është renditur me 46 pikë në vendin e 65-të, Kosova me 44 pikë në vendin e 73-të, Shqipëria me 42 pikë në vendin e 80-të, Maqedonia e Veriut me 40 pikë në vendin e 88-të, Serbia me 35 pikë në vendin e 105-të dhe Bosnja e Hercegovina me 33 pikë në vendin e 114-të.

Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2024

Në vitin 2023, Kosova ishte vlerësuar me vetëm 41 pikë.

Kosova ishte renditur në këtë vit pas Malit të Zi dhe pas Maqedonisë së Veriut.

Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit (CPI – Corruption Perceptions Index) është një matje vjetore e nivelit të korrupsionit në sektorin publik të vendeve të ndryshme të botës.

Ky indeks publikohet nga organizata Transparency International dhe bazohet në perceptimet e ekspertëve dhe bizneseve mbi korrupsionin në administratën publike dhe politikë.

Vendet vlerësohen me pikë nga 0 deri në 100, ku 0 tregon nivelin më të lartë të korrupsionit dhe 100 tregon mungesë të korrupsionit./Albanianpost.com

Read Previous

Ruben Dias: Do të jetë përballje mes Man City dhe Real Madridit, jo Haaland-Mbappé

Read Next

Tirana 105 vjet kryeqytet, Begaj: Kryeqendra e shqiptarisë