Kosova nis përgatitjet e para për ndeshjet e qershorit në Ligën e Kombeve

Kombëtarja e Kosovës i ka filluar parapërgatitjet për katër ndeshjet miqësore të muajit qershor, të vlefshme këto për Ligën e Kombeve.

Nën udhëheqjen e trajnerit Alain Giresse, paraditen e sotme e kanë mbajtur seancën e parë stërvitore në Kampin Nacional në Hajvali.

Po ashtu, në Kampin Nacional do të zhvillohet edhe stërvitja e dytë që zhvillohet me fillim nga ora 17:30.

Në stërvitje kanë marrë pjesë 17 futbollistë, teksa pjesa tjetër do t’i bashkohet ekipit ndërkohë, ndërsa stërvitja e parë kaloi pa ngarkesa të mëdha, kryesisht me ushtrime fizike, vrapime të lehta dhe lojë individuale me top.

Në anën tjetër, sa i përket grumbullimit, formës së lojtarëve dhe pritjet e tij për ndeshjet e radhës, në orën 14:00 në konferencë për media do të paraqitet trajneri francez, Giresse. /KosovaPress/

Read Previous

Komisioni hetimor për krizën energjetike pritet të intervistojë edhe krerët e partive politike

Read Next

I “varrosur” nën pyllin e Amazonës, zbulohet qyteti i humbur me piramida