Kosova ngritet për dy pozita në renditjen e UEFA-s

Kosova ka shënuar një tjetër hap të rëndësishëm në futbollin evropian, pasi fitorja e FC Drita ndaj Shkëndijës në UEFA Conference League ka ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e koeficientit të vendit tonë.

Falë këtij rezultati, Kosova është ngjitur për dy pozita në ranglistën e UEFA-s dhe tani pozicionohet në vendin e 35-të, duke vazhduar trendin pozitiv të viteve të fundit.

Ky përparim konsiderohet si dëshmi e punës së palodhshme të klubeve kosovare dhe angazhimit të Federatës së Futbollit të Kosovës për të zhvilluar futbollin vendor.

Suksesi i Dritës është një motivim shtesë që e gjithë skena futbollistike kosovare të synojë arritje edhe më të mëdha në garat evropiane. /KosovaPress/

Read Previous

Prekazi mbushet me vizitorë në 28 Nëntor, nderohet komandanti legjendar Adem Jashari

Read Next

​Edi Rama: Adem Jashari, heroi që u bë flamur i lirisë dhe krenarisë kombëtare