Kosova këtë të martë do të nis drejt Gjermanisë dhjetëra mostra për testim të variantit Omicron.
Këtë e ka konfirmuar drejtori i Departamentit të Mikrobiologjisë në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Xhevat Jakupi.
Ndërsa për rezultatet do të vijnë brenda dy-tre javëve.
“Po, nesër do të nisen dhjetëra mostra për testim të variantit Omicron. Teksa numri i saktë i tyre do të dihet nesër”, ka thënë Jakupi.
Varianti i ri Omicron, është shfaqur për herë të parë në Afrikën e Jugut.
Ndërkaq ky variant, tash së fundmi është përhapur edhe në vendet e Ballkanit, si në Kroaci dhe Greqi.
/KlanKosova/