Ekspertët e Organizatës botërore të shëndetësisë kanë paralajmëruar një valë të re të virusit corona në Evropë, duke thënë që shpejtësia me të cilën po përhapet virusi është shqetësuese. Afrim Sylejmani infektologu nga Gjakova tha se gjendja është jo stabile në shtetet fqinjë dhe duke ju referuar kësaj pritjet janë që edhe këtu të kemi shtim të rasteve me virusin corona. Ai gjithashtu shtoi që spitali i përgjithshëm “Isa Grezda” është i gatshëm të menaxhoj këtë situate pandemike sikurse e ka menaxhuar deri më tani.
Temperaturat e ulëta kanë ndikuar që njerzit të rrinë në vende të mbyllura dhe kjo normalisht që ndikon në infektim më të lehtë shtoi, Sylejmani.
Ai gjithashtu tha që vetëm vaksinimi është zgjidhja e vetme e situatës, duke potencuar se vaksinimi nuk nuk garanton mosinfektim por edhe në rast të infektimit kalohet më lehtë kur personi është i vaksinuar.
Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK sot ka njoftuar edhe për 11 raste të reja me corona virus në nivel vendi. Ndërsa në spitalin e Gjakovës po trajtohen 6 pacientë për virusin korona, të cilët janë shtetas të Shqipërisë.