Kosova merr pjesë në “Kampionatin Ballkanik për të Rinj” në pingpong

Përfaqësuesja e Kosovës në pingpong ka udhëtuar drejt Greqisë për të marrë pjesë në Kampionatin Ballkanik për të Rinj, “Balkan Youth Table Tennis Championship 2025”, i cili po mbahet në qytetin Orestiada, nga data 24 deri më 28 korrik.

Në këtë kampionat të rëndësishëm rajonal, i cili organizohet edhe për femra dhe për meshkuj, Kosova po përfaqësohet nga këta sportistë të talentuar.

Trajnerët Ardian Lamaxhema, Feat Osmani, Skender Ramadani kanë bërë përzgjedhjen e talenteve, si: Lenë Osmani, Taibe Ruli, Anisa Domaniku, Amra Gashi, Jona Hashani, Vlera Beqa; ndërsa në taborin e meshkujve janë: Andis Qeku, Olti Behluli, Adriatik Maloku, Arti Karabaxhaku, Rejan Krasniqi, Muhammet Mudut

Sportistët janë të shoqëruar nga nënkryetari i FPPK-së Qamil Vishaj, drejtori i përfaqësueses, Petrit Drenica.

Read Previous

Kurti: Opozita po na zgjat mandatin

Read Next

Milani bën ofertën e parë zyrtare për Ardon Jasharin