Kosova me pesë xhudistë në Evropianin U23

Kosova do të paraqitet me pesë xhudistë në Kampionatin Evropian për seniorët e rinj, përkatësisht për grupmoshën U23.

Ky Evropian mbahet të premten e të shtunën në Pila të Polonisë. Do të garojnë  322 xhudistë nga 36 shtete të ndryshme.

Për Kosovën do të garojnë Erza Muminoviq, Debora Gjakova, Muhamedin Veseli, Dardan Cena e Anes Veseli. Këta xhudistë do të udhëhiqen nga Majlinda Kelmendi./Koha.net

Read Previous

Dështon mbledhja e Komisionit për ekonomi

Read Next

Pse Trump po përpiqet të zemërojë Uashingtonin me zgjedhjet e tij kontroverse të kabinetit?