Xhudistët kosovarë do t’i rikthehet aksionit nga nesër në arenën ndërkombëtare.
Katër xhudistë do ta përfaqësojnë Kosovën në Grand Slam-in e Bakut, që zhvillohet në Azerbajxhan, raporton KosovaPress.
Ekipi i Kosovës përbëhet nga Nora Gjakova, Laura Fazliu, Dardan Cena dhe Loriana Kuka.
Nora ndeshet nesër, Laura e Dardani ndeshen të shtunën, kurse Loriana ndeshet të dielën. Të gjithë do të jenë nën udhëheqjen e trajnerit, Fatos Tabaku.
Në Grand Slamin e Bakut do të marrin pjesë 404 xhudistë nga pesë kontinente e 62 shtete, prej të cilëve 226 janë meshkuj dhe 178 femra.