Kosova dhe Maqedonia e Veriut sot bëjnë inaugurimin e kontrollit të përbashkët kufitar

Marrëveshja e nënshkruar në nëntor të vitit 2024 ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut për vendosjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar, tashmë hyn në fazën e zbatimit.

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se të mërkurën, duke filluar nga ora 14:00, do të nisë zyrtarisht implementimi i parimit të kontrollit “Hyrje – Hyrje” në pikë-kalimin kufitar Glloboçicë – Jazhincë, që lidh dy vendet.

Në ceremoninë e përurimit pritet të marrin pjesë ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, si dhe ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski.

“Ky pikë kalim i përbashkët është njëri nga dy pikat e kalimit të përbashkët kufitarë të paraparë sipas Protokollit të Implementimit të Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për Pikat e Përbashkëta të Kalimit Kufitar Hani i Elezit – Bllacë dhe Glloboqicë – Jazhincë, nënshkruar në nëntor 2024 në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Maqedonci: 70 për qind e ushtrisë serbe pranë kufirit të Kosovës

Read Next

BE fillon heqjen e masave ndaj Kosovës