Kosova dhe Hondurasi nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi

Në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork, zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Liza Gashi, u takua me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Hondurasit, Gerardo Torres Zelaya. Në këtë takim ku u diskutua për thellimin e bashkëpunimit dypalësh, u nënshkrua një memorandum mirëkuptimi ndërmjet akademive diplomatike.

Sipas njoftimit nga MPJD, ky memorandum shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe përfaqëson një veprim konkret në fuqizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore, duke krijuar mundësi të reja për shkëmbimin e praktikave më të mira në fushën e trajnimit diplomatik dhe të bashkëpunimit bilateral.

“Të dy zëvendësministrat u shprehën se ky bashkëpunim do t’i forcojë edhe më tej lidhjet ndërmjet Kosovës dhe Hondurasit. Gjithashtu, u diskutua për fuqizimin e bashkëpunimit në fushën e diasporës, tregtisë dhe investimeve, me fokus të veçantë në fushat e interesit të ndërsjellë”, thuhet në njoftim.

Tuttje thuhet se zëvendësministrja Gashi theksoi përkushtimin e Kosovës për intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe./rtklive

Read Previous

Pjesëtarët e njësisë speciale në Veri, Osmani: Dërgim mund të thuhet vetëm nëse i dërgojmë në shtet tjetër

Read Next

Gallup: Kosova në mesin e vendeve më të sigurta për të ecur vetëm gjatë natës