Ambasadori amerikan, Philip Kossnet, është takuar me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Kosnett njoftoi përmes një postimi në Twitter e ka cilësuar si të mirë takimin e sotëm me Sveçlën me ç`rast ka shtuar se gjatë takimit janë diskutuar çështjet anti-korrupsion, sundimi i ligjit dhe qeverisja, njofton Klan Kosova.
“Të inkurajuar të dëgjojmë angazhimin e qëndrueshëm të qeverisë për të çuar përpara qëllimin e drejtësisë së barabartë për të gjithë qytetarët”, ka shkruar Kosnett në llogarinë e tij në Twitter.
Good discussion with Internal Affairs Minister @XSvecla on anti-corruption, rule of law, and governance issues this morning. Encouraged to hear consistent government commitment to advance the goal of equal justice for all citizens.— Ambassador Philip S. Kosnett (@USAmbKosovo) April 12, 2021