Korporata Rugove lanson në treg produktet e reja të qumështit

E njohur për përkushtimin e saj ndaj cilësisë, Korporata Rugove, së fundmi ka lansuar në
treg tri produkte të reja nga fabrika e sapondërtuar e Qumështores Rugove me standardet
më të larta evropiane.

Produktet e qumështit kanë qenë gjithmonë pjesë e kulturës së ushqimit në sofrat tona,
teksa Korporata Rugove në vitin 2009 krijoi një central prodhimi të djathit pranë atij të ujit në
Drelaj dhe lansoi në treg djathin e bardhë, i cili është shumë popullor në Kosovë dhe ka
konsumim të lartë.

Me ndërtimin e fabrikës së re në Sigë të Pejës, Qumështorja Rugove ka shtuar kapacitetet e
saja të prodhimit dhe tashmë ka lansuar në treg tri produkte të reja 100% natyrale nga
qumështi i freskët që mblidhet në malet e Rugovës.

Qumështi i Freskët me afat 9 ditësh nga data e prodhimit, Jogurti dhe Ajrani i freskët, janë
produktet e reja që tashmë janë shtuar në gamën e produkteve të Korporatës Rugove.

Qumështi i Freskët Rugove
Produkti më i veçantë që është lansuar në treg nga Qumështorja Rugove është qumështi i
freskët. Ky qumësht është i përshtatshëm për konsum direkt, pasi që nuk ka fare nevojë të
vlohet sepse nuk i humbasin vlerat ushqyese. Është njësoj si të marrësh qumësht direkt nga
ferma çdo mëngjes. Pas hapjes duhet të ruhet në frigorifer dhe të konsumohet brenda 2
ditëve.
Qumështi i freskët Rugove nga fermat vendase është shumë i përshtatshëm dhe i dobishëm
për shumicën e grupmoshave plus 1 vjeç. Ndërkaq, nuk rekomandohet për moshën 0 deri
12 muaj, për personat me alergji ndaj proteinës, dhe personat intolerant ndaj laktozës.
E veçanta e qumështit të freskët Rugove është ruajtja e nutrienteve, vitaminave dhe
mineraleve. Gjithashtu është burim i shkëlqyer i kalciumit, proteinave me cilësi të lartë, dhe
acideve yndyrore të cilat ndihmojnë në përmirsimin e shëndetit dhe mirëqënies.
Jogurt i freskët Rugove

Ky jogurt siguron një sasi mbresëlënëse proteinash, minerale, dhe vitamina. I njohur për
përmbajtjen e madhe të kalciumit, ai është i domosdoshëm për dhëmb dhe kocka sa më të
shëndetshme.
Vlerat e larta ushqyese në përbërësit e tij natyrorë ju japin energji jetësore dhe përfitime në
shëndetin tuaj duke e bërë kështu zgjedhjen e duhur e të gjithë atyre që duan të ndjehen
mire gjatë tërë ditës.
Ajran i freskët Rugove
Produkti tjetër i mrekullueshëm dhe i domosdoshëm në tryezat tuaja është Ajrani Rugove.
Përzierja e ujit me jogurtin krijon një teksturë të butë dhe të lëngshme e cila është e lehtë për
t’u konsumuar. Ajo ka poashtu edhe shumë përfitime shëndetësore, njëra ndër to është që
probiotiket në ajran ndihmojnë në përmirsimin e tretjes dhe parandalimin e problemve të
zorreve.
Produktet e reja nga Qumështorja Rugove tregojnë përkushtimin e kompanisë për të krijuar
produkte qumështi që nuk janë vetëm të shijshme, por edhe ushqyese. Nga qumështi i
freskët tek jogurti dhe ajrani freskues, produktet e reja të Rugove do të bëhen elemente
kryesore në familjet që kërkojnë opsione të shijshme, të shëndetshme dhe freskuese të
qumështit.
Të gjitha këto produkte tani i keni të disponueshme në çdo market!

| Artikull i Sponzorizuar |

Read Previous

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet për Parlamentin e ri Evropian?

Read Next

​Publikohet lista e Kombëtares së Kosovës