Konvikti “Sadik Stavileci” mbetet i mbyllur

Studentët i janë kthyer mësimit fizik në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”. Mirëpo vetëm pak metra larg konvikti “Sadik Stavileci” nuk ka hapur dyert për ta. Ky konvikt është i mbyllur që nga marsi i vitit të kaluar. Drejtori Agron Kryeziu tregon se kanë pritur vazhdimisht për lehtësime në mënyrë që të fillojnë punën.

E as masat e fundit të MASHT-it një student një dhomë, nuk u konvenojnë pasi që krahasuar me konviktin në Prishtinë këtu kapacitetet janë më të vogla.

Kërkesat e studentëve dhe nxënësve për t’u vendosur në konvikt tashmë janë më të pakta pasi që viti akademik po shkon drejt fundit.

Read Previous

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë nesër vizitë zyrtare në Kosovë

Read Next

Zvicra zotohet ta ndihmojë Kosovën në forcimin e rendit dhe sigurisë