Qytetarët thonë që situata gjatë verës rëndohet edhe më tepër sepse rritet edhe numri i qytetarëve që vijnë nga diaspora për pushime. Ata thonë që pagesat po i kryejnë me rregull dhe largimi i mbeturinave një herë në javë në sezonën e verës është i pamjaftueshëm.
Ndërkohë qytetarët shpresojnë që përderisa janë pagues të rregullt, edhe organet kompetente të kryejnë punën, në mënyrë që kjo pamje dhe ky kundërmim mos të jetë prezent në qytet.