Konjufca takon Von Cramonin, situata e sigurisë dhe perspektiva evropiane në fokus të bisedës

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka pritur në  takim Raportuesen e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon.

Drejtoria për Media e Kuvendit, njofton se Konjufca dhe Von Cramon kanë diskutuar për proceset aktuale politike në vend dhe çështjet që lidhen me perspektivën evropiane të Kosovës.

“Kryetari Konjufca e njoftoi raportuesen von Cramon për angazhimet e institucioneve të Republikës së Kosovës në përmbushjen e obligimeve që lidhen me këtë proces, ndërsa shprehu kënaqësinë që tashmë edhe qytetarët e Kosovës gëzojnë të drejtën e lirisë së lëvizjes në Zonën Schengen”, thuhet në kumtesë, përcjell KlanKosova.tv.

Edhe situata aktuale e sigurisë në vend dhe rajon si dhe integrimi evropian ka zënë vend në bisedën mes tyre.

/klankosova/

Read Previous

Ukraina dhe Britania nënshkruajnë marrëveshje sigurie në Kiev – sa miliardë euro britanikët ndanë për ukrainasit

Read Next

Greqi: Sekuestrohen 45 kilogramë drogë, arrestohet një shqiptar