Konjufca takon ambasadorin pakistanez, diskutuan për zhvillimet politike dhe interesat e përbashkëta

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka takuar ambasadorin jorezident për Kosovën të Republikës Islamike të Pakistanit, Yousaf Junaid.

Në takim u diskutua për marrëdhëniet miqësore, zhvillimet politike aktuale, si dhe u shkëmbyen pikëpamje në lidhje me mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në fusha dhe sektorë të ndryshëm me interes të ndërsjellë, thuhet në komunikatën për media të Kuvendit.

Po ashtu, ambasadori Junaid konfirmoi mbështetjen dhe përkushtimin e Pakistanit për  fuqizimin e raporteve mes dy shteteve.

/KlanKosova/

Read Previous

Shqipëria miraton ndihmën prej 1 milion euro për tërmetin në Turqi

Read Next

Azemi: Punëtorët e marketeve në gjendje jo të favorshme