Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, së bashku me këshilltaren Arbenita Mjekiqi, sot priti në takim ambasadorin jo-rezident të Belgjikës për Kosovë, Frédéric Meurice, i cili shoqërohej nga Shefi i Zyrës Belge, Julien Sassel.
Me këtë rast, Konjufca falënderoi ambasadorin belg për mbështetjen e Belgjikës përgjatë proceseve shtetndërtuese të vendit tonë dhe në agjendën evropiane.
Në takim, ndër të tjera, u theksua përkushtimi për thellimin e mëtutjeshëm të partneritetit dhe bashkëpunimit në mes dy vendeve tona.