Konjufca priti në takim ambasadorin e Kanadasë, Bowman

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim ambasadorin jorezident të Kanadasë për Kosovë, Alan Bowman.

Bëhet e ditur se Konjufca falënderoi ambasadorin kanadez për përkrahjen e vazhdueshme që Kanadaja i ka dhënë shtetit të Kosovës, duke u shprehur njëherësh në dobi të forcimit të partneritetit dhe thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit në mes dy vendeve.

Ndërkaq, Bowman konfirmoi përkushtimin e Kanadasë për përkrahjen e gjithanshme ndaj Kosovës përmes projekteve të ndryshme zhvillimore, si dhe në proceset për të ardhmen euroatlantike.

/KlanKosova/

Read Previous

Deri tani KQZ ka pranuar 4 mijë e 590 pako nga diaspora

Read Next

Deri më 17 dhjetor Prokuroria Speciale pritet të paraqesë dosje paraprake në rastin e Thaçit e të tjerëve