Konjufca pret përfaqësuesit e Këshillit Ndërkombëtar për Bashkëpunim Ekonomik dhe Social

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Këshillit Ndërkombëtar për Bashkëpunim Ekonomik dhe Social (C.I.C.E.S.), Michael Deboudt, Jean Reveillon dhe Thomas Culnart, në shoqërim nga ambasadori i Kosovës në Francë, Mehdi Halimi.

Në komunikatën për media thuhet se duke i falënderuar mysafirët për vizitën, Konjufca ka shprehur mirënjohjen e tij për sinqeritetin e angazhimit dhe rolit të tyre në drejtim të promovimit të imazhit të Kosovës në Francë dhe përtej, për siç thuhet, punën në lidhje me mundësitë për investime në Kosovë nga kompanitë franceze, njëherazi edhe për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve ekonomike e kulturore midis Republikës së Kosovës dhe Francës.

“Në këtë takim u theksua rëndësia e qasjeve pragmatike dhe të prirura nga vlera të përbashkëta demokratike në një kontekst rajonal, evropian dhe ndërkombëtar shumë sfidues ndaj këtyre vlerave”.

“Përfaqësuesit e C.I.C.E.S. e falënderuan kryetarin Konjufca për pritjen dhe e siguruan atë se do të mbeten të angazhuar në zhvillimin dhe realizimin e projekteve në mbështetje të Kosovës dhe në zhvillim të bashkëpunimit”, thuhet tutje në komunikatë. /Klankosova.tv/

Read Previous

Kryeministri i ri i Sirisë u bën thirrje refugjatëve sirianë të kthehen

Read Next

Mbahet tryezë diskutimi me temën “Parandalimi i konfliktit të interesit: Parakusht për besim në institucione”