Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka pritur në takim presidentin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer.
Pas takimit, Konjufca bashkë me Nussbaumer do të mbajnë konferencë për media.
Ambasada e Zvicrës në Prishtinë ka njoftuar se kjo vizitë është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Zvicrës për të forcuar marrëdhëniet e saj bilaterale me Kosovën dhe për të mbështetur paqen dhe stabilitetin në rajon.
Presidenti i Këshillit Kombëtar do të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti, e drejtuesen e diplomacisë, Donika Gërvalla.
Nussbaumer do të zhvillojë takim edhe me Odën Ekonomike Zvicerane-Kosovare, e cila do të ofrojë një mundësi për të diskutuar mundësitë ekonomike për zviceranët ndërmarrës në Kosovë.
Eric Nussbaumer po shoqërohet nga anëtarët e Këshillit Kombëtar Marc Jost dhe Cédric.