Konjufca: Pas Reçakut e gjithë bota demokratike e kuptoi se gjuha të cilën e njeh Serbia është vetëm gjuha e forcës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca në 25-vjetorin e Masakrës së Reçakut është shprehur se ky ishte njëri ndër aktet më mizore të gjenocidit të Serbisë.

Konjufca u shpreh se pas Reçakut e gjithë bota demokratike e kuptoi se gjuha të cilën e njeh Serbia është vetëm gjuha e forcës.

Tutje, ai u shpreh se do të mblidhen çdo 15 janar, për t’i kujtuar, siç tha ai, martirët dhe dëshmorët e Reçakut.

“Jemi  mbledhur këtu pra në 25-vjetorin e Masakrës së Reçakut, ky ishte njëri ndër aktet më mizore të gjenocidit të Serbisë, e poashtu për botën demokratikë shënoi edhe vijën e kuqe për Serbinë okupatore e cila i solli edhe bombardimet e NATO-s pastaj, gjë që i hapi rrugë edhe çlirimit të plotë të Kosovës”.

Konjufca tutje tha se bota e kuptoi se Serbia njeh vetëm gjuhën e forcës.

“Pas Reçakut e gjithë bota demokratike e kuptoi se gjuha të cilën e njeh Serbia është vetëm gjuha e forcës, sepse përndryshe nuk do të ndalej lufta në Kosovë dhe masakrat që po i kryente gjithandej Kosovës. Gjithmonë do të mblidhemi këtu, çdo 15 janar, për t’i kujtuar edhe martirët e Reçakut, por të mos harrojmë edhe dëshmorët të cilët ranë në përpjekje për ta mbrojtur popullatën civile të Reçakut. Lavdi martirëve dhe lavdi dëshmorëve të Reçakut”, u shpreh ai.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Kurti: 25 vjet më parë, Serbia aktivizoi tërë aparatin e saj shtetëror për ta mohuar masakrën e Reçakut

Read Next

Ministri spanjoll Albares: Nuk mund të bëjmë sikur Kosova nuk ekziston, por kjo nuk do të thotë se ne e njohim sovranitetin e saj