Konjufca falënderoi deputetët e Kuvendit të Shqipërisë për angazhimin e tyre në mbështetje të Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim një delegacion parlamentar nga Shqipëria, të përbërë nga anëtarë të Komisionit për Integrim Evropian.

“Në takim i diskutua për marrëdhëniet e shkëlqyera që parlamentet e të dyja vendeve kanë ndërtuar midis tyre, ndërsa u vlerësua se mbi këtë bazë mund të avancohen më tej ato, në të gjitha nivelet e bashkëpunimit”, thuhet në njoftim.

Kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca tha se Kosova dhe Shqipëria duhet të shfrytëzojnë hapësirat për të zhvilluar tutje raportet e bashkëpunimit dhe bashkëveprimit konkret në të gjitha fushat, kur tashmë ekzistojnë një sërë marrëveshjesh midis dy qeverive.

Konjufca falënderoi deputetët e Kuvendit të Shqipërisë për angazhimin e tyre në mbështetje të Kosovës në të gjitha forumet dhe organizatat ndërkombëtare, si në afirmimin e subjektivitetit ndërkombëtar, ashtu edhe në atë të procesit të integrimit evropian.Reklama

“Duke shprehur kënaqësinë që gjendet për vizitë në Kosovë dhe në Kuvendin e saj, kryetarja e Komisionit për Integrim Evropian të Kuvendit të Shqipërisë, Jorida Tabaku dhe anëtarë të tjerë të delegacionit, vlerësuan lart frytet e bashkëpunimit të deritashëm midis dy vendeve, duke shtruar nevojën që këtij bashkëpunimi t’i jepen impulse të reja konform rrethanave dhe mundësive të krijuara”, thuhet më tej në njoftim. /Telegrafi/

Read Previous

PSG publikon listën ndaj Bayernit, hiqen dilemat për Messin dhe Mbappen

Read Next

Shqipëria po punon për një hartë të re sizmike, përcaktohen zonat me rrezik të lartë nga tërmetet