Konjufca dhe homologu i tij hungarez pajtohen për thellim të bashkëpunimit

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, u prit në një takim të veçantë nga homologu i tij hungarez, Laslzo Kover, gjatë qëndrimit në Budapest.

Të dy homologët folën lidhur me nevojën e forcimit të bashkëpunimit mes dy vendeve në fusha të interesit reciprok, transmeton Klankosova.tv.

“Kosova dhe Hungaria tashmë kanë një histori suksesi të bashkëpunimit ndërparlamentar dhe kjo marrëdhënie e shkëlqyer duhet të thellohet më tej”, tha kryekuvendari Konjufca.

Kryekuvendarët ndanë mendimin e përbashkët lidhur me domosdoshmërinë e vazhdimit të politikës së zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor.

Në këtë kontekst, kreu i Kuvendit të Kosovës kërkoi nga homologu i tij mbështetjen e Hungarisë brenda BE-së për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.

/KlanKosova.tv/

Read Previous

​Osmani takon kryeministrin holandez, i kërkon liberalizimin e vizave

Read Next

Kinemaja kthehet në Somali pas dekadash e konfliktesh