Konflikti Rusi-Ukrainë/ Stoltenberg: Duhet të përgatitemi për një luftë të gjatë

NATO duhet të përgatitet për një konfrontim të gjatë me Rusinë pasi Presidenti Vladimir Putin nuk po tregon dëshirë për paqe, një vit pas pushtimit të Ukrainës, paralajmëroi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në një intervistë për AFP 

Ne duhet të përgatitemi për luftë të gjatë, mund të zgjasë për shumë e shumë vite ,” paralajmëroi ai.

Presidenti Putin dëshiron një Europë ku ai mund të kontrollojë fqinjët e tij, ku ai mund të vendosë se çfarë mund të bëjnë vendet, ” tha Stoltenberh.
Pas një viti luftimesh me dhjetëra mijëra viktima nga të dyja palët, Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut ka frikë nga një sulm i ri rus.

30 vendet anëtare të Aleancës mbeten më të vendosur se kurrë për të siguruar që Ukraina të dalë fitimtare në fund, theksoi Stoltenberg.

Ne jemi këtu për të siguruar që Ukraina të fitojë këtë luftë dhe për t’i siguruar asaj armët, municionet dhe mbështetjen që i nevojiten ,” tha ai.
“ Nëse presidenti Putin fiton në Ukrainë, do të jetë një tragjedi për ukrainasit. Por do të jetë gjithashtu e rrezikshme për të gjithë ne, sepse ai dhe liderët e tjerë autoritarë do të binden se kur përdorin forcën ushtarake, ata mund të arrijnë qëllimet e tyre ”, përfundoi ai.

/abcnews.al

Read Previous

Guardiola: Nëse fitonte Arsenali do të mbyllej gara për titull

Read Next

Dollari i fortë nxit valën e zhvlerësimit të monedhës në tregjet në zhvillim